Kronikë

Arrestohet 53-vjeçari në Krujë, mbolli 65 rrënjë kanabisi në pyll

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 53-vjeçari në Krujë, mbolli 65 rrënjë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 3” është vënë në pranga shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.

“Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike kanabis.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH