Mbetet i mbyllur në sistemi “41 biss” Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”. Vendimi u mos sot nga Gjykata e Posaçme e cila rrëzoi kërkesën e Kupës për të dalë nga sistemi që terrorizon edhe të burgosurit më famëkeq.
Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.
Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat.
Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë.
Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh.