Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, Itali.
Sipas mediave italiane, rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën po udhëtonte 32-vjeçari, në një kryqëzim, u përplas me një Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar.
Pavarësisht ndihmës emergjente dhe pavarësisht masave reanimuese të marra, i riu shqiptar ka ndërruar jetë.
Nga ana tjetër, 25-vjeçari ka mbetur i plagosur në aksident dhe është transportuar në spital.