Kronikë

AKSIDENT i trefishtë në Vlorë, po shkonte me shpejtësi drejt spitalit, përplaset me dy makina të tjera

Shkruar nga Liberale
AKSIDENT i trefishtë në Vlorë, po shkonte me shpejtësi drejt

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Demi” pranë spitalit të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë tre automjete. Burime nga policia bëjnë me dije se një prej automjeteve të përfshira në aksident  po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe ka goditur 2 të tjerat.

Mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar edhe drejtuesja (femër) e njërit prej mjeteve e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar. Deri më tani raportohet për dy persona të lënduar, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH