Një aksident raportohet se ndodhi pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa janë lënduar rreth 8 persona.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.