Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Makina del nga rruga, lëndohet drejtuesi dhe 2 familjarët e tij

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Makina del nga rruga,

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Një mjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, familjarë të tij.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH