Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shkon në 750 Euro paga mesatare, më në fund Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Shkon në 750 Euro paga mesatare, më në fund

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75.025 lekë (750 euro), duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 16,2 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 4,5 %.

Informacioni mbi pagën mesatare mujore bruto është marrë nga INSTAT, instituti i Statistikave, dhe i referohet të dhënave të deklaruara deri në 20 Janar 2024, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Sakaq, shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.  

SHIFRA E DITËS: Shkon në 750 Euro paga mesatare, më në fund

Gjatë tremujorit të katërt 2023, grup-profesionet e “Menaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Rritja e pagave siç edhe tregojnë shifrat zyrtare ka favorizuar punonjësit e Administratës  Publike, ndërkohë që  rritja në sektorin privat nuk ka ndikuar me të njëjtën ritëm. Ndërkohë, rritja e inflacionit ka ndikuar negativisht.   

SHIFRA E DITËS: Shkon në 750 Euro paga mesatare, më në fund

Sipas EUROSTAT, Instituti Europian i Statistikave, në janar 2024, pagat minimale në vendet anëtare të BE-së varionin nga 477 euro në muaj në Bullgari në 2.571 euro në muaj në Luksemburg, çka tregonin një disnivel të dukshëm.

SHIFRA E DITËS: Shkon në 750 Euro paga mesatare, më në fund

Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se paga minimale në Shqipëri, me deklarimin e së cilës abuzohet shpesh nga sektori privat, ka mbetur sërish më e ulëta mes vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit, që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Ndërkohë që ndryshe nga paga minimale është rritur ndjeshëm paga mesatare, që në Shqipëri e ka tejkaluar pagën mesatare që përfitohet në Maqedoninë e Veriut.    

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH