Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Raporti i BE, 65% e banorëve të Tiranës të shqetësuar nga ndotja akustike

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Raporti i BE, 65% e banorëve të Tiranës

Qytetet e Evropës kanë ajër më të pastër pas dekadash të kufijve gjithnjë e më të rreptë të ndotjes, por zhurma është anashkaluar kryesisht dhe monitorimi i dobët nënkupton që vlerësimi i progresit është praktikisht i pamundur, tha të mërkurën Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA).
“Ndryshe nga cilësia e ajrit, nuk ka objektiva të reduktimit të zhurmës në mbarë BE-në”, tha Klaus-Heiner Lehne, anëtar i ECA-s dhe ish-president, duke paraqitur një raport të posaçëm mbi ndotjen urbane, duke shtuar se kjo “dekurajon vendet anëtare që të prioritizojnë veprimet për të reduktuar ndotjen akustike”.

Mbi një e pesta e qytetarëve të BE-së janë të ekspozuar ndaj zhurmave të dëmshme afatgjatë nga transporti hekurudhor, ajror dhe veçanërisht rrugor, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit. Ekspozimi kronik mund të çojë në stres, shqetësime të gjumit dhe probleme kardiovaskulare. Gjysmë milion fëmijë kanë gjithashtu aftësi të kufizuara për të lexuar dhe rreth 60,000 kanë vështirësi në sjellje që i atribuohen zhurmës së transportit.

Qendrat urbane janë kudo të zhurmshme. Qarkullimi i lartë i automjeteve ka bërë që ndotja akustike të kthehet në problem për shumicën e kryeqendrave europiane ku bën pjesë edhe Tirana. Shumica e banorëve thonë se ndotja akustike është shqetësimi kryesor.

65% e banorëve të kryeqytetit. Të dhënat bëhen të ditura nga një raport i Komisionit Europian i cili thekson se vetëm 35% e banorëve janë të kënaqur me nivelin e zhurmave në Shqipëri, ndërsa për 65% të tyre, ndotja akustike është kthyer në një shqetësim.

Në raport Tirana renditet me kryeqendrat europiane si Athina, Roma, Parisi, Shkupi, ku ndotja akustike është e lartë. Bukureshti ka numërin më të ulët të banorëve që shqetësohen nga zhurmat.

Finlanda, Irlanda, Kandaja dhe Zvicra qëndrojnë në krye të listës së shteteve me qytetet e mëdha më pak të zhurmshme. Raporti thekson se kënaqësia me nivelet e zhurmës është më e lartë në në qytetet e vogla me mesatarisht (66%) se në kryeqytetet (59%).
Sa më i madh të jetë qyteti, aq më e ulët është përqindja e banorëve të cilët janë të kënaqur me nivelin e zhurmës.

10 qytetet ku banorët janë më pak të kënaqur me zhurmat akustike:

Romë 43%
Paris 43%
Napoli 38%
Sofja 38%
Shkupi 36%
Tirana 36%
Athina 36%
Stambolli 33%
Palermo 31%
Bukureshti 30%

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH