Për vendin tonë nuk ka të dhëna, por në Europë trendi është i qartë. Libri fizik nuk ka “vdekur” siç pretendohet. Edhe pse interneti zë pjesë të rëndësishme në jetët tona, qytetarët e Europës leximin më tepër e kanë të bazuar te printimi.
Blerjet e librave në internet, në vitin 2024, printimi mbeti formati i preferuar për lexuesit, me 14,7% të banorëve të BE-së që blenë libra të printuar, revista ose gazeta në internet në 3 muajt para sondazhit. Kjo e dhënë është më shumë se dyfishi i 6,8% që preferonin të shkarkonin libra elektronikë ose audiolibra.
Përqindjet më të larta të banorëve që blejnë libra, revista ose gazeta të shtypura në internet u raportuan në vendet më të zjvilluara si në Irlandë (28.3%), Holandë (23.5%) dhe Luksemburg (22.7%).
Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta u raportuan në vende të lindjes dhe më pak të zhvilluara, si në Qipro (2.0%), Letoni (3.8%) dhe Rumani (5.3%).
Sipas vendeve europiane të analizuara nga Eurostat, blerjet “online” të librave dhe botimeve 2024, % e popullsisë, në 3 muaj para anketës
Për lexim, edhe për librat elektronikë dhe audio-librat, përqindjet më të larta u regjistruan në Irlandë (22.3%), Danimarkë (19.7%) dhe Luksemburg (13.3%), ndërsa përqindjet më të ulëta u raportuan në Bullgari (1.8%), Letoni (2.5%) dhe Rumani (2.6%).
Në 3 vende të BE-së - Danimarkë, Qipro dhe Finlandë - pjesa e popullsisë që bleu libra elektronikë dhe audiolibra tejkaloi atë të librave të shtypur.
Ky artikull është publikuar për të shënuar Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.
Në vitin 2022, sipas statistikave më të fundit të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, 52.8% e popullsisë së BE-së të moshës 16 vjeç e lart raportoi se kishte lexuar libra në 12 muajt e fundit.
Grupi më i ri, ai i moshës 16-29 vjeç, lexonte më shumë (60.1%) krahasuar me ata të moshës 30-54 (53.5%), 55-64 (52.6%) dhe 65 vjeç e lart (47.2%).
Më shumë femra në BE lexojnë libra (60.5%) sesa meshkuj (44.5%). I njëjti model u vërejt kur shikohet numri i librave të lexuar: 28.8% e femrave dhe 24.8% e meshkujve lexojnë më pak se 5 libra, 14.3% e femrave dhe 9.8% e meshkujve lexojnë 5-9 libra, ndërsa 17.4% e femrave dhe 9.9% e meshkujve lexojnë 10 ose më shumë libra.
Ndër vendet e BE-së, Luksemburgu raportoi përqindjen më të lartë të njerëzve që kishin lexuar libra në 12 muajt para sondazhit (75.2%), i ndjekur nga Danimarka (72,1%) dhe Estonia (70,7%).
Në të kundërt, në Rumani, vetëm 29.5% e njerëzve kishin lexuar libra në 12 muajt para sondazhit, 33.1% në Qipro dhe 35.4% në Itali.