Ekonomi

Në 3-mujorin e parë të 2025 eksportet e fruta-perimeve rritet me 26%

Shkruar nga Liberale
Në 3-mujorin e parë të 2025 eksportet e fruta-perimeve rritet me

Eksportet e fruta-perimeve u rriten në sasi dhe në vlerë gjatë 3-mujorit të parë këtij viti, krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë periudhës janar-mars 2025, eksportet e frutave dhe perimeve shqiptare shënuan rritje me 26% në vlerë dhe 11% më shumë në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo vlerësoj se, performanca pozitive e sektorit bujqësor i adresohet punës së palodhur të fermerëve për produkte cilësore “Made in Albania”, që konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

“Vazhdojmë rritjen falë punës së palodhur të gjithë zinxhirit ekselent prodhues – përpunues – eksportues të vendit tonë, të cilin e kemi mbështetur dhe do të vijojmë t’i japim prioritet, drejt përmbushjes së objektivit të qeverisë, 1 miliard euro eksporte brenda kësaj dekade”, u shpreh ministrja Denaj.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH