Qeveria ka lajmëruar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ulet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët.
“ Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë”, u shpreh zëvendëskryeministrja.
Prej ditësh në takimet me pensionistët edhe vetë Kryeministri Edi Rama është shprehur se po vlerësohet ulja e çmimit të energjisë elektrike.
"Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.”, u shpreh Rama me pensionistët në Korçë më 29 tetor.
Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.