Analiza e javës nga “The Economist” në përmbledhjen e saj shkuan se perëndimi duhet të kuptojë se po e humb luftën dhe prandaj duhet të ndërtojë një strategii tjetër para se të jetë vonë
"Është koha për qëllime e strategji të besueshme të luftës - dhe anëtarësimin në NATO!"
"Nëse Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë duan të fitojnë, së pari duhet të kenë guximin të pranojnë se po humbasin."
“Në dy vitet e fundit, Rusia dhe Ukraina kanë luftuar një luftë të kushtueshme rrënimi.”
“Lufta ka qenë e paqëndrueshme.”
“Kur Volodymyr Zelensky udhëtoi në Amerikë për të takuar Presidentin Joe Biden këtë javë, ai çoi në Shtëpinë e Bardhë një "plan për fitore", që pritet të përmbajë një kërkesë të re për armë dhe para. Në fakt, Ukraina ka nevojë për diçka shumë më ambicioze: një ndryshim urgjent të kursit.”
Është kjo përmbledhja e “The Economist” në analizën e javës dedikuar luftës në Ukrainë.