A mundet një njeri që bën premtime të shëmtuara për dëbim masiv të rregullojë sistemin e emigracionit të Amerikës?
Artikulli i "The Economist" në analizën kryesore të javës. Asgjë tjetër nuk po e trazon më shumë mendjet e njerëze në këto ditë se një konferencë shtypi e Trump. Më 7 janar, në pallatin e dimrit në Florida, presidenti i zgjedhur foli për aneksimin e Kanadasë, Grenlandës dhe Kanalit të Panamasë – si dhe ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e bëri shumë të qartë se nga dita e parë e administratës së tij kufijtë do të mbyllen dhe kriminelët do të deportohen.
Ai tha gjithashtu se Amerika do të qeveriset nga arsyeja e shëndoshë dhe jo nga njerëz budallenj.
"Do të mbyllet. Shumë fort, do të mbyllet (Amerika). dhe ne do të duhet të dëbojmë njerëzit që janë kriminelë," tha Trump kur u pyet për ditën e parë të administratës së tij. Ai e tha këtë pasi mbajti një takim të gjatë në Capitol Hill me senatorët republikanë.
Trump shprehu shqetësimin për emigrantët e paligjshëm dhe që kanë kryer krime por lëvizin të lirë në vend që të burgosen.
“Siç e dini, ata do të duhet të deportohen. Dhe kjo është një nga arsyet që unë i fitova zgjedhjet. Njerëzit e këtij vendi nuk duan që vrasësit të ecin nëpër rrugët apo qytete”.