Ekonomi

Kopertina e THE ECONOMIST/ A do të mundet Friedrich Merz të shpëtojë Gjermaninë dhe Evropën?

Shkruar nga Liberale

Kopertina e THE ECONOMIST/ A do të mundet Friedrich Merz të

Ai është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet, por për të rregulluar Evropën do ti duhet të rregullojë vendin e tij së pari - shkruan The Economist

Kopertina e javës e ‘The Economist’ në Britani dhe Evropë i është dedikuar Gjermanisë.

Kryedektorja e The Economist, Zanny Minton Beddoes në përmbledhjen e artikullit shkruan:
“Javën e kaluar udhëtova me Chris Lockwood, redaktorin tonë për Evropën, dhe Tom Nuttall, shefin e zyrës sonë në Berlin, për të intervistuar Friedrich Merz, i cili ndoshta do të bëhet kancelar i Gjermanisë pas zgjedhjeve më 23 shkurt. “

“E kam takuar zotin Merz disa herë, - thekson ajo, - por kjo ishte hera e parë që bëja një intervistë zyrtare me të. Ai ishte i qetë dhe i sigurt, duke na folur për një orë me një anglishte të përsosur. Ishte i sinqertë për shkallën e sfidave të Gjermanisë, duke pranuar se "modeli i saj i biznesit është rrëzuar".

“Fatkeqësisht, ne e gjetëm atë më pak mbresëlënës në zgjidhjet. Nga mënyra se si të paguash për shpenzimet më të larta të mbrojtjes që Gjermania do të kërkojë në mënyrë të pashmangshme, deri tek mënyra se si të rindizet modeli i biznesit gjerman, zoti Merz ishte çuditërisht i pakët në propozimet e tij” shkruan The Economist.

Dy javë para zgjedhjeve në Gjermani është i pashmangshëm njëfarë kujdesi nga kandidati kryesor. - “Shqetësimi im është se duke dështuar të përgatisë elektoratin për ndryshime më të guximshme, ai nuk do të ketë mandatin për të bërë atë që Gjermanisë i duhet aq shumë. Udhëheqësi që pritet të marrë drejtimin e lokomotivës së Europës, shpjegon nëse ai është i aftë për detyrën që ka përpara: shpëtimin e Gjermanisë dhe Evropës” thekson kryedektorja e The Economist, Zanny Minton Beddoes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH