Ekonomi

Hyn në fuqi ligji për bastet sportive, tatim zero për lojtarët e bixhozit, 23% për ata që bëjnë dy punë

Shkruar nga Liberale

Hyn në fuqi ligji për bastet sportive, tatim zero për

Lojtarët e shumtë në pritje të akteve nënligjore, si do të organizohet lojërat online

5 vite nga mbyllja e 2 mijë pikave fizike të basteve në të gjithë vendin, aktiviteti i tyre do të rifillojë, por vetëm online.


Ligji i ri për lojërat e fatit parashikon të tatojë me zero për qind të ardhurat e lojtarëve, ndërsa organizatorët do ti nënshtrohen ligjeve në fuqi. Kjo vendimmarrje ka për qëllim që të formalizojë këtë industri e cila prej vitesh, që kur u ndalua me ligj, zhvillohet si e paligjshme ose në informalitet. Vasilik Vjero, zv/ministre e financave sqaroi në E-ZONE arsyet e këtij vendimi.

“Ne duam që ta formalizojmë këtë industri. Nëse do të tatonim lojtarin ai do të rrezikonte të qëndronte në informalitet. Ndaj kemi menduar se tatimi zero do të jetë stimulus, që lojtari të identifikohet, të hapë llogari bankare dhe të kryejë proceset e nevojshme të tërheqjes së të ardhurave”,- sqaroi Vjero.

Por një vendim i tillë duket se sjellë pabarazi tatimore në treg. Një i punësuar paguan taksa mbi të ardhurat nga 13 deri në 23 % nga puna. Ndërsa vitin që vjen për shkak të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” do të ketë një ndryshim rrënjësor të taksimit të punës. Ndërkohë është vendosur kohët e fundit edhe një taksë mbi profesionet e lira. Në emër të formalizmi, lojtarët e bixhozit do të jenë të privilegjuar.

Por si do të funksionojnë lojërat e fatit?

Referuar ndryshimeve në ligj të botuara në Fletoren Zyrtare, subjektet që kërkojnë të pajisen me licencë në kategorinë “Baste sportive online”, duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në Shqipëri dhe të regjistruar në QKB; të kenë një shumë kapitali jo më pak se 40 milionë lekë; si dhe përvojë me aktivitetin e lojërave të fatit.

Por pavarësisht se ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” ka hyrë në fuqi prej pak ditësh, për zbatimin e tyre në praktikë lojtarët e basteve online do të duhet të presin edhe pak kohë.

Kjo pasi aktet nënligjore që duhet të dalin për zbatim të këtij ligji ende nuk janë miratuar nga qeveria. Vetë ligji parashikon që qeveria ka 6 muaj afat për nxjerrjen e tyre dhe bërjen funksionale të të gjitha ndryshimeve ligjore. Për rrjedhojë, ende komisioni përkatës, i cili do duhej të bënte publik emrat e kompanive të licencuara për të ushtruar këtë aktivitet, deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë subjekt. Sipas projektligjit, qeveria do të japë deri në 10 licenca për baste sportive online.

Qeveria planifikon të mbledhë 2 miliardë lekë të ardhura në vit nga rihapja e basteve sportive, para të cilat do të derdhen në një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH