Ekonomi

Blegtorët në protestë: Duam çmim tavan për qumështin dhe subvencione

Shkruar nga Liberale

Kanë protestuar sërish këtë të premte blegtorët e jugut në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, gjithashtu kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Blegtorët i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e disa kërkesave ndër të cilat vendosja e çmimit tavan të qumështit, dyfishimi i subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimi i veprave ujore në shërbim të blegtorisë.

Pjesëmarrësit në protestë i kanë cilësuar të panegociueshme këto kërkesa duke apeluar për plotësimin e tyre në të kundërt protestat e blegtorëve do të përshkallëzohen.

“I bëjë thirrje ministres së Bujqësisë, zonjës Anila Denaj të vijë të na takojë dhe ne kemi katër pika që i drejtohemi asaj. Pika e parë është çmimi tavan I qumështit, pikë e dytë janë subvencionet dyfishimi i tyre, pikë e tretë janë kullotat dhe pikë e katërt  veprat ujore plus dhe ilaçet dhe të gjitha ato,  ne pa këto katër pika nuk tërhiqemi dhe do të na ketë prapë në rrugë dhe më shumë nga kaq dhe më të bashkuar”, thotë një blegtor.

Blegtorët e zonave të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Sarandës dhe Delvinës protestuan edhe përpara disa ditësh, ndërsa i cilësojnë të ripërsëritura në vite kërkesat e tyre. Blegtoria është një ndër sektorët me traditë dhe jetik për ekonominë lokale në Jug të vendit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH