Pas shfaqjes së Elvis Rroshit në mitingun e Berishës në Kavajë, kandidatët e tjerë demokratë e kanë marrë mesazhin, dhe po mobilizohen bashkë për të mbledhur vota, përballë kushëririt të tij. Rudin Hylviu, një nga pesë kandidatët për këtë Bashki nga PD, njofton se është tërhequr nga kandidimi.
Ai do të bashkojë votat me kandidaten Loranca Hoxha, vajzën e ish-kandidatit për kryebashkiak të Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha.
"Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rrjedh nga nevoja që të gjithë të jemi të bashkuar drejt një misioni më të madh dhe ai është përfaqësimi i Kavajës me një mandat në parlamentin e ardhshëm.
Sistemi ynë elektoral është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që matematikisht Loranca, si kandidate femër, është e vetmja që ka shanset të zgjidhet deputete. Me qëllim maksimalizimin e votës, emri im do të qëndrojë në fletën e votimit, por të gjitha votat duhet të shkojnë drejt emrit të Loranca Hoxhës”, tha Rudin Hylviu.