Aktualitet

U gjet sot i pajetë te Teqeja e Alipostivanit, policia jep njoftim zyrtar për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit

Shkruar nga Liberale

U gjet sot i pajetë te Teqeja e Alipostivanit, policia jep njoftim zyrtar

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacione, lidhur me vdekjen e Baba Hekuran Nikollarit, klerikut të njohur të Teqesë në Alipostivan, i cili u gjet pa shenja jete sot në ambientet teqesë.

Sipas poliicisë, kleriku ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkaqet e sakta të vdekjes së tij. 

Paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak. Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në këtë teqe, duke u dalluar për përkushtimin ndaj komunitetit të besimtarëve dhe për promovimin e harmonisë fetare.

"Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë."- njofton policia. 

Theksojmë se Teqeja e Alipostivanit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në zonën e Përmetit dhe më gjerë, duke tërhequr çdo vit qindra pelegrinë. Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit lë një boshllëk të ndjeshëm në këtë komunitet fetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH