Aktualitet

Tiranë/ U gjet i vdekur brenda makinës, zbulohet identiteti i të riut 29-vjeçar

Shkruar nga Liberale.al

Tiranë/ U gjet i vdekur brenda makinës, zbulohet identiteti i të

Enea Dine është 29-vjeçari i cili u gjet pa jetë brenda automjetit të tij në parkimin e pallatit në Astir.

Bëhet me dije se i riu ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 11:00 të darkës te parkimi i pallatit, por sot është gjetur nga familjarët. Policia ka njoftuar se ndaj tij nuk ka asnjë shenje dhune, ndërsa pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH