Aktualitet

Studiuesi kthehet në Tiranë dhe ndalet para dyerve të SPAK: Denoncova mbi 50 profesorë të Universitetit publik të Tiranës

Shkruar nga Liberale

Studiuesi kthehet në Tiranë dhe ndalet para dyerve të SPAK:

Taulant Muka u bë më tepër i famshëm mbi pretendimet e tij për studimet dhe gradat shkencore farse që mbajnë disa nga drejtuesit e universiteteve publike dhe funksionarë të lartë shtetërorë.

Taulant Muka, i cili u emërua pak vite më parë zv-ministër Arsimi nga kryeministri Edi Rama, post të cilin nuk e mbajti as një muaj, është rikthyer nga Zvicra ku jeton dhe studion pej kohësh.  Ai thotë se ka depozituar një dosje me 400 faqe në SPAK, ku ka denoncuar funksionarë të lartë të Universitetit shtetëror të Tiranës dhe të disa institucioneve publike, mbi plagjiaturat.   

Dita e parë në Tiranë. Sapo depozitova dosjen me mbi 400 faqe në SPAK mbi plagjiaturën për rektorin e UT dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit, Presidentin dhe Avokatin e Popullit me kërkesën për hetim për një grup të strukturuar kriminal në arsimin e lartë. Tani fjala i mbetet drejtësisë nëse do vendosë standarde për arsimin dhe shkencën shqiptare!”, theksoi Taulant Muka.

 

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH