Transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” përmes një sondazhi, i ka dhënë përgjigje sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur.
Në këtë sondazh, vendin e parë e mban Shqipëria me plot 61% të votuesve, ndërsa vendi i dytë është shumë larg, që mbahet nga Holanda me 18%.
Ky nuk është rasti i parë që sjellja e tifozëve shqiptarë bie në sy gjatë këtij europiani, me shumë media të huaja që kanë komplimentuar kuqezinjtë për atë që kanë sjellë në Gjermani.