Aktualitet

Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale

Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe dy

Shtyhet për ditën e nesërme në orën 12:30 dhënia e masës së sigurisë për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Nikolla, që u arrestuan një ditë më parë. 

Vendimi u mor pas kërkesës së avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me aktet e dosjes.

Ish-ministri Beqaj pritet të njihet me masën e sigurisë nesër në 12:30, e kërkuar nga SPAK, me dyshimin për korrupsion.

Ilir Beqaj u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, me akuzën për abuzim me fondet e SASPAC. Sipas prokurorisë ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e derjtorit të agjensisë shtetërore të programave strategjike njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë të mirifilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH