Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, ku një turiste amerikane ka humbur jetën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, shtetasja M. C., 69 vjeçe, banuese në Florida, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërsa ndodhej në spitalin e Vlorës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.