Aktualitet

Prej dy ditësh në intubim/ Drejtori i Policisë së Tiranës, Vocaj dhe Alket Shatro vizitojnë avokatin Sokol Mëngjesi tek Trauma

Shkruar nga Liberale

Prej dy ditësh në intubim/ Drejtori i Policisë së

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro, kanë shkuar ditën e sotme në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit u dhunua nga disa persona në zonën e ish-Bllokut paraditehn e së mërkurës, teksa la djalin në kopësht. 

Theksojmë se avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në intubim, pas i mori plagë të rënda nga dhunimi i katër autorëve: Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe  Romario Tabaku.

Aliaj është një prej autorëve të sulmit i cili u vetëdorëzua në polici, ndërsa në dëshminë e tij tha se ata thjesht donin t'i jepnin një mesazh avokatit, por nuk menduan se situata do të shkonte deri në këtë pikë. 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH