Aktualitet

“Po të isha vonuar, fëmija do të vdiste”, flet babai i 11-vjeçarit të plagosur në atentatin në Lundër: Kishte marrë 4 plumba, i çova vetë...

Shkruar nga Liberale

“Po të isha vonuar, fëmija do të vdiste”, flet babai

Mediet kanë zbardhur dëshminë e babait të 11-vjeçarit Dior Demiraj, i cili mbeti i plagosur nga atentati mafioz në Lundër i disa ditëve më parë,

Bardhi Demiraj ka reaguar për herë të parë në emisionin “Opinion”, duke treguar dhe gjendjen shëndetësore të së miturit.

Ai është shprehur se ka qenë ai vetë i cili i ka dërguar fëmijët në spital teksa ka rrëfyer se 11-vjeçari ka marrë 2 plumba në trup dhe 2 të tjerë në dorën e majtë. Demiraj ka treguar dhee një detaj të rëndësishëm duke u shprehur se nëse do të ishte vonuar dhe 1 minutë më shumë, i mituri mund të kishte humbur jetën. 

“Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, Mësohet të ketë thënë Bardhi Demiraj.

Akltualisht 11-vjeçari Dior Demiraj dhe i vëllai i tij, 17-vjeçari Marko ndodhen në Itali për trajtim të specializuar, ndërsa gjendja e të miturit paraqitet e rëndë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH