Aktualitet

Pesë ditë të vdekur në shtëpi/ Zbardhet ngjarja TRONDITËSE në Mallakastër, çfarë ndodhi me 2 vëllezërit

Shkruar nga Liberale

Pesë ditë të vdekur në shtëpi/ Zbardhet ngjarja

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush, të Mallakastrës.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.

Dy vëllezërit ishin të pa martuar dhe banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njëri prej tyre ka tentuar të  veshë ose të heqë pantallonat por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur.

Ndërkohë vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar  të hapë derën por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.

Po sipas burimeve zyrtare të Policisë, dy vëllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë rreth 5 ditë më parë. Ata jetonin vetëm me pensionet e pleqërisë, nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH