Arrestohet 18-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje vajzën 8 vje֛çe nga Sllovakia, e cila kishte ardhur me pushime me familjen e saj në vendin tonë.
Policia e Durrësit bën të ditur se Genci Gjura është arrestuar në flagrancë për akuzën ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme kur automjeti Audi i drejtuar nga 18 vjeçari Gjura që udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetare, përplasi fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri, në kryqëzimin e resortit turistik Lura.
"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital."- njoftoi policia.