Aktualitet

Murtaja e bagëtive prek qarkun e Korçës, humbje të mëdha për fermerët

Shkruar nga Liberale.al

Murtaja e bagëtive prek qarkun e Korçës, humbje të

Një vatër e murtajës së bagëtive është zbuluar pak ditë më parë në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët lokalë. Lajmin e konfirmoi përgjegjësi i Shërbimit Veterinar të Korçës, Demirali Latollari, i cili bëri me dije se janë marrë menjëherë masa për kontrollin dhe përhapjen e sëmundjes.

Sipas tij, vatra e infeksionit është konstatuar në fermën e blegtorit Florian Bode, ku kanë ngordhur 13 bagëti nga një tufë me 170 krerë.

“Specialistët kanë mbërritur në Shuec menjëherë pas njoftimit dhe kanë konfirmuar rastin e murtajës. Po bëhet asgjësimi i bagëtive të prekura dhe është vendosur karantinë në një perimetër prej 3 km që përfshin fshatrat Shuec, Rakickë dhe Zagradec,” tha Latollari.
Karantina ndalon lëvizjen e bagëtive drejt zonave të tjera dhe ka për qëllim të frenojë përhapjen e sëmundjes. Ndërkohë, fermerëve u është bërë thirrje të mos blejnë apo shesin kafshë gjatë kësaj periudhe. Murtaja e bagëtive, ndonëse shumë ngjitëse për kafshët e imta, nuk paraqet rrezik për njerëzit apo për kafshë të tjera.

Nga ana tjetër, vetë fermeri i prekur, Florian Bode, ka folur për News24, duke treguar se humbjet ekonomike janë të mëdha dhe kërkon ndihmë nga shteti.

“Kam humbur mbi 20 milionë lekë. Bagëtitë i kisha blerë me kredi dhe ishte e vetmja e ardhur për familjen time. Kjo është një katastrofë. Nuk kemi toka për të mbjellë sepse mungon edhe uji për vaditje. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të na ndihmojë,” u shpreh Bode.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH