Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Sipas policisë 38-vjeçari Mersin Mlloja ka tentuar të vriste nënë e bir, duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.
Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin, Mersin Mlloja.
Duket se mes tyre ka pasur një konflikt, ndërsa 38 vjeçari mësohet të ketë thënë se është bullizuar nga nënë e bir dhe ndaj ka ndërmarrë aktin ekstrem.