Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë, “Libra” do t’i dhurohet Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë,

Anija e Marinës “Libra” e cila u nis nga Brindisi me 40 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit. Emigrantët do të vendosen në Gjadër qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri.

Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë,

Anija me të cilën mbërritën emigrantët në Shëngjin, do t’i dhurohet i Shqipërisë. Kujtojmë se bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR të Brindizit, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka vendosur transferimin në kampin në Shqipëri.

Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë,

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH