Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, pranë Stjarit në bashkinë Delvinë, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.
Një automjet tip Toyota Auris ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë në kanal. Brenda mjetit ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 62-vjeçari Nishan Ballaci, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Të parët që i dolën në ndihmë ishin banorë të zonës, të cilët arritën ta nxjerrin nga mjeti i përmbysur. Fillimisht, Ballaci u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, por për shkak të plagëve të marra, ai u nis me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.