
Policia e Lezhës njofton se një 17-vjeçare nme banim në Lezhë dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, një medikament i rrezikshëm.
Sipas komunikatës, ka qenë spitali rajonal Lezhë që ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë.
17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.