Aktualitet

KQZ anulon lejet për rinumërimin: Procesi zgjat deri në 20 ditë, kursime nga diaspora

Shkruar nga Liberale

KQZ anulon lejet për rinumërimin: Procesi zgjat deri në 20

Celibashi: Rinumërimi pa fonde shtesë, KQZ anulon pushimet për stafin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se procesi i rinumërimit të mbi 610 mijë votave në qarqet Tiranë dhe Fier do të zhvillohet pa kërkuar financime shtesë nga buxheti i shtetit. Ai tha se kjo u bë e mundur falë kursimeve të ndjeshme nga kontrata me kompaninë postare që do të përballonte dërgimin e votave nga diaspora.

Sipas tij, anulimi i kontratës me ofruesin e shërbimit postar, konkretisht DHL, ka sjellë një kursim që varion nga 1.5 deri në 2 milionë euro.

Për të përfunduar rinumërimin brenda afateve të parashikuara, Celibashi njoftoi se e gjithë administrata e KQZ-së do të punojë pa ndërprerje gjatë muajve të verës. Ai theksoi se lejet vjetore të stafit janë anuluar dhe se angazhimi do të zgjasë të paktën deri në mesin e gushtit.

Procesi i rinumërimit pritet të zgjasë rreth 18 deri në 20 ditë, pa përfshirë kohën e mundshme për trajtimin e ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH