Aktualitet

Ngjarja e RËNDË në Konispol/ Banorja flet e TRONDITUR për krimin e dyfishtë në familje: Ishin njerëz të mirë, por...

Shkruar nga Liberale

Ngjarja e RËNDË në Konispol/ Banorja flet e TRONDITUR për

Një banore e fshatit Shalës në Konispol ku ndodhi edhe krimi i dyfishtë në familje, ka folur pas ngjarjes. Ajo ka thënë se familja Islami nuk ka pasur probleme dhe se e njihte edhe 66-vjeçaren që u vra më sëpatë nga bashkëshorti pas një konflikti mes tyre.

“E shihja në rrugë. Me banorët e zonës ka qenë në rregull nuk ka shfaqur probleme. Nga kjo ngjarje jemi të tronditur. Zonjën e njoh edhe djalin. Ishin familje e mirë, nuk di çfarë të them. Di që djali ka qenë në një kafe”, ka thënë ajo.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, kur 69-vjeçar Huso Islami ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare, Shano Islami pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.

Krimi ka tronditur djalin e autorit 69-vjeçar, duke bërë që baba e bir të përfshihen në një konflikt të dhunshëm fizik, që përfundoi me hedhjen nga shkallët të 69-vjeçarit. Pas kësaj, ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa 40-vjeçari Klement Islami është arrestuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH