Aktualitet

Janullatos vizitohet nga ministri grek i Arsimit dhe Çështjeve Fetare, çfarë thonë mjekët për gjendjen SHËNDETËSORE të Kryepeshkopit

Shkruar nga Liberale

Janullatos vizitohet nga ministri grek i Arsimit dhe Çështjeve

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos po vijon të jetë i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Kështu thuhet në njoftimin e fundit mjekësor nga spitali Evangelismos në Athinë.

95-vjeçari po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe sipas njoftimit të fundit mjekësor gjendja e tij është kritike.

Sot, Janullatos u vizitua nga ministri i Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, i cili u informua për ecurinë e shëndetit të kryepeshkopit.

Janullatosin e vizituan dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë Ieronymos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH