Aktualitet

Ish-ministri Sandër Lleshaj mbi një orë i “izoluar” në SPAK

Shkruar nga Liberale

Ish-ministri Sandër Lleshaj mbi një orë i “izoluar”

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i fundit nga ish-zyrtarët ose zyrtarët e lartë që kalon dyert e SPAK. Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK, në kohën kur ai mbante postin e lartë.

Prokuroria e Posaçme sipas pretendimeve të ndryshme në media po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ish-ministri është pyetur mbi një orë nga prokurorët e çështjes.

Kujtojmë se Sandër Lleshaj u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm më 10 dhjetor të 2020-s, pas protestave që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH