Aktualitet

GARA për shef komisariati/ Nis sot faza e intervistimit, sa kandidatë do jenë dhe sa zgjat seanca

Shkruar nga Liberale

GARA për shef komisariati/ Nis sot faza e intervistimit, sa kandidatë

Ditën e sotme në Drejtorinë e Përgjithshme nis faza e intervistimit për shefat e komisariateve.

Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta.

Komisioni i vleresimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra, kryetare Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.

Sot do të nisin intervistat për rreth 30 aplikantët e parë ndërsa ky proces pritet të zgjasë der më 10 dhejtor ku përmbylet faza e intervistimit.

Në total garojnë 274 aplikante për 48 pozicione si shef komiasriati.

Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vleresimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet sipas përzgjedhjes së më të mireve.

Aplikantët që marrin mbi 70 pikë ju lind e drejta për të kaluar në fazën e përzgjedhjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH