14 Shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët shkëmbejnë me njëri-tjetrin.
Sot edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit tonë janë mbushur plot me zemra të kuqe që janë simbol i dashurisë, si dhe për të dhuruar një atmosferë sa më të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.
Teksa ecim nëpër rrugët e Tiranës, nuk mund të mungojnë fotot në rrugët e mbushura me zemra dhe njerëzit që bëjnë foto pranë tyre.