FNSH dhe policia e Krujës kanë “blinduar” rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë, ku po kryejnë kontrolle të shumta.
Paraprakisht bëjnë me dije se në “shënjestër” të FNSH dhe policisë janë personat e shpallur në kërkim dhe ata të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Gjithashtu objekt i kontrollit të tyre janë mjetet luksoze dhe me xhama të zinj.