Aktualitet

EMRAT/ KLP i hap rrugën plotësimit të vakancave në gjashtë prokurori të vendit

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ KLP i hap rrugën plotësimit të vakancave në

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pas seancave plenare, me pjesëmarrjen edhe të  EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë, i hapi rrugën plotësimit të vakancave në gjashtë prokurori të vendit.

Sipas njoftimit për shtyp, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të renditjes së kandidatëve në garë për pozicionet vakante Nr.1 dhe Nr. 2, në Prokurorinë e Tiranës, sipas procedurës së transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele. Për të dyja këto vakanca renditja e kandidatëve rezultoi si vijon:

KLP-ja, pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, miratoi projekt-aktin për plotësimin e vakancave në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

“Në vijim, Këshilli miratoi unanimisht komandimin e prokurores Pranvera Gruda si Këshilltare Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua fillimi i procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për 26 (njëzet e gjashtë) kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen në vitin akademik 2024-2025. Me fillimin e procedurave u hodh edhe shorti për caktimin e relatorit përkatës.”, thuhet në njoftim.

Lista e kandidatëve dhe relatorët përkatës:

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurores Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshshëm, Korçë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe veprimtarinë jashtë funksioni për prokurorin Eni Çulli.

“Në përfundim, u paraqitën përpara Këshillit edhe Raportet Vjetore për vitin 2024, për Komisionin e Disiplinës, Komisionin e Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH