Aktualitet

TRAGJIKE/ Gjendet pa shenja jete roja në Portin e Sarandës

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Gjendet pa shenja jete roja në Portin e Sarandës

Një ngjarje e rëndë raportohet të këtë ndodhur të premte në Portin e Sarandës, ku është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar. Viktima, identiteti i të cilit bëhet i ditur me inicialet I. R., ishte i punësuar si roje në Portin e qytetit bregdetar.

Sipas Policisë së Sarandës, nga hetimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH