Aktualitet

DETAJE nga shpërthimi me tritol në servisin e motorëve në Vlorë, por çfarë thotë pronari i biznesit?

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga shpërthimi me tritol në servisin e motorëve në

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një servis motorësh në qytetin e Vlorës.

Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të ndodhura tek lagjia, për të mësuar më shumë detaje mbi ngjarjen e djeshme.

Lenda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të servisit, tek dritarja e biznesit, duke shkaktuar kështu dëme materiale.

Burime për mediet bëjnë me dije se një shtetas është parë t’i afrohet biznesit pak para shpërthimit, por kjo është diçka që ende nuk është verifikuar.

Ndërkaq, janë marrë në pyetje qiramarrësi i objektit dhe punonjësit e tij.

Viktor Bezhani pronari i këtij biznesi shprehet se ka 30 vite që i shërben banorëve të Vlorës, që nga biçikleta deri tek motorët;

“Nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kanë bërë këtë dëm”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH