Aktualitet

Del FOTO: Ky është i dënuari që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit

Shkruar nga Liberale

Del FOTO: Ky është i dënuari që u arratis gjatë

Personi në foto është shtetasi Daut Laze, i cili u arratis gjatë natës së kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje, teksa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ende nuk dihen rrethanat se si Laze ka arritur të arratiset gjatë natës nga burgu i Shënkollit. Ndërkohë, policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të arratisjes.

Forcat policore po verifikojnë edhe mundësinë që persona të tjerë mund t'i kenë ardhur në ndihmë gjatë arratisjes nga ambientet e burgut. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH