GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi", për ish gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila është përlotur sot në sallën e gjyqit.
“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur.
Theksojmë se emri i saj doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
“Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, thuhet ne njoftimin e SPAK.