Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh, pas përplasjes së dy automjeteve.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur pranë fshatit Qerret dhe viktimë ka ngelur një 50-vjeçar.
Të përfshirë në aksident kanë qenë një mjet tip benz dhe një opel.
Dy të plagosurit po transportohen për në spital dhe policia po shkon drejt vendngjarjes.