Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Kledi Tirollarin, 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur 12 vjeçare.
Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë, ndërsa 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.
Ky i fundit nuk ka pranuar akuzën para gjykatës, duke thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se "e ka motër". Sipas avokatit nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.