Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Shpresë në Mars

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Shpresë në Mars

Ndërsa kancelarja Merkel përforconte dje nga Berlini  premtimin për  rikthimin e çështjes së negociatave në tryezën e liderëve të Bashkimit Europian, në Tiranë ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalimit të saj të parë tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për ta ndihmuar Shqipërinë në kandidaturën e saj për anëtarësim në BE.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e fshehur zhgënjimin pasi unioni i mbylli dyert në tetor për dy kandidatet, por më e zhgënjyera nga samiti i krerëve të BE-së, tetorin e shkuar, ishte vetë kancelarja gjermane, që e cilësoi si premtim të pambajtur ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa “po”-ja me nëntë kushte e Gjermanisë u duk si garanci për dritën jeshile të anëtareve të tjera.

Ashtu si ambasadorja amerikane, që e artikuloi edhe njëherë si prioritet  në kursin e diplomacisë së ShBA në Shqipëri Reformën në Drejtësi, siç kishte bërë muaj më parë në Senat, edhe kancelarja gjermane Merkel, në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama të cilin e takoi dje në Berlin  u ndal tek Reforma në Drejtësi.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH