Globi

Shpërthen vullkani Etna, aeroporti i Catania-s pezullon fluturimet

Shkruar nga Liberale
Shpërthen vullkani Etna, aeroporti i Catania-s pezullon fluturimet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite. Shpërthimi ka shkaktuar një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Catanias.

Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesën perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë sipas teknikëve dhe studiuesve, Etna ishte në vëzhgim që nga e hëna dhe fatmirësisht nga ky shpërthim nuk janë prekur banesa.

Etna konsiderohet vullkani më aktiv i Europës dhe është regjistruar duke shpërthyer shpesh gjatë muajve të fundit.

Rasti i fundit dhe më i madhi ishte në vitin 1992, ku për pasojë 77 persona humbën jetën ndërsa mijëra të tjerë u zhvendosën.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1184336,1184337,1184338,1184339,1184340"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH