Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar pas lajmit se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë dhe jo në Prishtinë.
Ajo thotë se si Dua Lipa ashtu edhe i ati, Dukagjini e kanë promovuar shumë Kosovën dhe nuk meritojnë që për shkak të inateve personale të mos realizohet festivali.
“Dua është thesar! Në vend se me ja falë tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipën as një festival si Sunny Hill”, shkruan këngëtarja Vesa Luma, teksa riposton Storyn e Dua Lipës.
Ndërsa sa i përket faktit që festivali do të mbahet në Tiranë, Luma shkruan: “Për Tiranën mund të thoni çfarë të doni tani, bingo për rastin, edhe e ka hallall Shqipëria gjithmonë ka ditur t’i vlerësoj artistët dhe i ka pranuar me zemër të hapur, përderisa në Kosovë janë marrë paraprakisht me inate personale. Dorën në zemër”. /Liberale.al