Aktualitet

Shkrumbohet furgoni në hyrje të Kavajës, dyshimet e policisë

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet furgoni në hyrje të Kavajës, dyshimet e policisë

Një makinë është djegur sot në hyrje të Kavajës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Mësohet se shoferi bashkë me një person tjetër kishin ndaluar në një lokal, ndërsa pak minuta më vonë kishin vënë re se nga mjeti po dilte tym.

Pasi kanë shkarkuar mallin nga furgoni, pasi e kishin ngarkuar me bajame, kikirikë dhe produkte të tjera, mjeti është përfshirë nga flakët, ndërkohë që thuajse është shkrumbuar.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kroskotin e mjetit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH